Gjendet i vdekur në Prishtinë, personi që ishte zhdukur para disa ditësh

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 11:21
Gjendet i vdekur në Prishtinë, personi që ishte zhdukur para disa ditësh

Policia ka gjetur një person të vdekur dje në rrugën 1 Tetori në Prishtinë.

Sipas raporti të policisë trupi i pajetë ishte raportuar si i zhdukur dhe vdekje është cilësuar si e dyshimtë.

“PERSON I ZHDUKUR & VDEKJE E DYSHUAR: Rr. 1 Tetori, Prishtinë 31.08.2020-17:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 02.10.2020 është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull  kosovar i cili kohë më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)