Thaçi: Ribashkimi i Gjermanisë vendosi bazat e Evropës së lirë, Kosova i ndan këto vlera me krenari

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 11:27
Thaçi: Ribashkimi i Gjermanisë vendosi bazat e Evropës së lirë, Kosova i ndan këto vlera me krenari

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Gjermaninë në 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit.

Kjo ditë që shënon ribashkimin e Gjermanisë për Thaçin është momenti që vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë.

Ai thotë se Kosova i ndan me krenari vlerat e unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët evropianë.

“Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë. Kosova ndan me krenari vlerat e përbashkëta të unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj Evropianë.”, shkruan Thaçi.

(Kosova Sot Online)