Kryeministri Hoti: Për 100 ditë qeverisje kemi rritur testimet, kemi ulur drastikisht infektimet

  • G.G /
  • 03 October 2020 - 12:36
Kryeministri Hoti: Për 100 ditë qeverisje kemi rritur testimet, kemi ulur drastikisht infektimet

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti me anë të një grafikoni ka komentuar gjendjen me COVID-19 pas rënies së rasteve pozitive në vend.

Hoti thotë se pas më shumë se 100 ditë qeverisje e përshëndet suksesin e vendit, qytetarët dhe veçanarisht mjekët dhe infermierët të cilët përballen çdo ditë me virusin.

Hoti mes tjerash falënderoi edhe partnerët ndërkombëtar për mbështetjen teksa thotë se kanë shumëfishuar numrin e testimeve dhe kanë ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.

 

Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe...

Publiée par Avdullah Hoti sur Samedi 3 octobre 2020

(Kosova Sot Online)