Punëtorët e KEK-ut protestojnë para Kuvendit, kërkojnë mundësinë e tërheqjes së një pjese nga Trusti

  • G.G /
  • 03 October 2020 - 12:39
Punëtorët e KEK-ut protestojnë para Kuvendit, kërkojnë mundësinë e tërheqjes së një pjese nga Trusti

Punëtorët e KEK-ut, protestuan para Kuvendit të Kosovës, të shtunën.

Ata po kërkojnë që t’iu lejohet tërheqja e një pjese nga Trusti Pensional, i propozuar në kuadër të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ky projektligj ende nuk është miratuar në Kuvend, edhe pse është tentuar pesë herë, por në mungesë të votave nuk ka kaluar.

Mosvotimi i këtij projektligji është kundërshtuar nga njohës të fushës së ekonomisë, të cilët edhe kanë paralajmëruar se vendi mund të shkojë në kolaps ekonomik nëse nuk ndodh një gjë e tillë.

(Kosova Sot Online)