Arrestohet vrasësi i biznesmenit nga Kosova që u ekzekutua në Serbi

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 16:32
Arrestohet vrasësi i biznesmenit nga Kosova që u ekzekutua në Serbi

Policia e Novi Pazarit ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, E, 39-vjeçar për vrasjen e biznesmenit nga Kosova, Selajtin Janjeva.

Gazeta serbe, kurir, raporton se i dyshuari është arrestuar pasi ekziston dyshimi se ka kryer vrasje.  Ndërsa, është arrestuar edhe një 52-vjeçar si person që ka ndihmuar vrasjen e biznesmenit nga Kosova.

Sipas policisë, i dyshuari më 1 tetor, në orën 19, në Novi Pazar, pas një diskutimi të shkurtër me Selajtin Janovën, e ka nxjerr pistoletën dhe e ka goditur disa herë.

Pas kësaj vrasjeje, i vrasësi bashkë me ndihmësin e tij ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)