Bilanci i fundit për COVID-19 në Kosovë, 56 raste pozitive dhe 69 të shëruar

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 14:56
Bilanci i fundit për COVID-19 në Kosovë, 56 raste pozitive dhe 69 të shëruar

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe 56 raste të reja me koronavirus, ndërsa 69 persona kanë fituar betejën me virusin që ka origjinë nga Kina.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë.

Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve.

Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19.

Bashkë mund t’ia dalim!.

(Kosova Sot Online)