
Lexoni edhe:
Disa shtete rivendosin masat kufizuese pas rritjes rekorde të rasteve me COVID-19
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka hedhur kritika në adresë të kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për keqmenaxhim të buxhetit të komunës.
Në një konferencë të thirrur për media, deputetja Hoxha tha se mesatarisht 20% e buxhetit apo rreth 17 milionë euro i humbin Prishtinës në suficit çdo vit.
Disa shtete rivendosin masat kufizuese pas rritjes rekorde të rasteve me COVID-19
Lexoni edhe:
“Buxheti i Komunës së Prishtinës i cili u miratua ditë më parë ka mungesë të vizionit që tradicionalisht po përcjellë çdo buxhet nga të gjitha partitë që kanë udhëhequr me kryeqytetin.
Ky buxhet nuk përmbushë nevojat e qytetarëve, të familjeve, prindërve, fëmijëve dhe gjyshërve tanë. Si pasojë kemi një Prishtinë të paorganizuar dhe jo funksionale që në vend se të na lehtësoj, ajo na ka rënduar jetën e secilit prej nesh”, është shprehur Hoxha ndër të tjera.
“Për më tepër ky buxhet nuk ka paraparë asnjë vijë buxhetore për përballjen me Covid-19. Përderisa Prishtina vazhdon të jetë kampione e tepricave buxhetore apo suficitit”, ka thënë ajo ndër të tjera.
(Kosova Sot Online)