Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy zyrtarëve të Pallatit të Rinisë- Astrit Zogjani dhe Faton Rrustemi, lidhur me akuzën për korrupsion.
Zogjani u dënua me dënim unik prej 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë, kurse Rrustemi me 1 vit burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë.
(Kosova Sot Online)
