I arrestuari i parë i Speciales, Prokurori flet sot për Salih Mustafën para mediave

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 08:05
I arrestuari i parë i Speciales, Prokurori flet sot për Salih Mustafën para mediave

Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë sot mban konferencë për media në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës, i arrestuar kohë më parë me dyshime për krime lufte.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith nga ora 15:00.

Mustafa, u arrestua më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së Sali Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm.

(Kosova Sot Online)