Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 08:33
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

09:30

Mbahet ceremonia e dorëzimit të reagentëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK, në kuadër të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, financuar me mbi tre milionë euro nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS). Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. (QKUK, Prishtinë)

10:00

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ndan çmimin për vepër jetësore “Muslim Mulliqi” dhe çmimin vjetor në fushën e arteve pamore. (Kabineti i ministres, MKRS)

11:00

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës shqyrton Draft-Planin e Veprimit dhe Draft-Planim e Buxhetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, do të paraqitet në konferencën e parë për media në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

13:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Punës së Komisionit për periudhën tetor-dhjetor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e rregullt. Pas mbledhjes, kryeparlamentarja Vjosa Osmani mban konferencë shtypi. (Ndërtesa e Kuvendit)

17:00

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, merr pjesë në ceremoninë “Faleminderit Kosovë”, ku do të falënderojë Kosovën dhe qytetarët e saj për bashkëpunimin në fushën e turizmit midis Shqipërisë dhe Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

17:30

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Arkitektëve, organizon një pritje për arkitektët. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren)

(Kosova Sot Online)