Abdixhiku: Po ndjehet se fryma e ndryshimit është shndërruar në bindje

  • A.P /
  • 14 May 2026 - 15:05
Abdixhiku: Po ndjehet se fryma e ndryshimit është shndërruar në bindje

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar në Pejë, së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani.

Abdixhiku ka thënë se, në çdo takim po e ndjejnë se fryma e ndryshimit është shndërruar në bindje të madhe qytetare.

Postimi:

Këtë mëngjes, në Pejë, me Gazin, në takim mobilizues me struktura e veprimtarë, me mbështetës të rrugëtimit të madh.

Çfarë entuziazmi e përkushtimi, çfarë ndjenje besimi e përgjegjësie në këtë qytet të Dukagjinit. Në secilin takim me njerëzit tanë, e ndien se fryma e ndryshimit nuk është më vetëm pritje; është shndërruar në bindje të madhe qytetare.

Peja gjithmonë ka ditur t’i prijë Lidhjes në momentet më të rëndësishme. Edhe sot, me këtë energji, me këtë mobilizim e me këtë dashuri për Republikën, po dëshmon se është gati për rrugëtimin që kemi përpara.

(Kosova Sot Online)