24 orët e fundit në trafik: 1 aksident me fatalitet dhe 25 me persona të lënduar

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 09:11
24 orët e fundit në trafik: 1 aksident me fatalitet dhe 25 me persona të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsejtë 51 aksidente, 1 ka përfunduar me fatalitet, 25 me persona të lënduar dhe 25 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Për personat që kanë shkelur rregullat e trafikut, policia gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 720 gjoba.

Në statistikat e publikuara nga PK-ja bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 566 tiketa në bazë të ligjit antiCovid.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale, nga kjo shifër 8 persona janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)