Gjasat për anëtarësim në BE, ku radhitet Kosova

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 10:02
Gjasat për anëtarësim në BE, ku radhitet Kosova

Nesër do të publikohen raportet e Komisionit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Raportet vlerësojnë gatishmërinë e vendeve për t’u anëtarësuar në BE.

Instituti Epik ka publikuar gjasat që ka Kosova dhe ku gjendet ajo në raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vitin e kaluar raportet i kanë ndarë vendet e Ballkanit në 3 grupe: 1. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – të cilat janë vlerësuar se janë mesatarisht të përgatitura për tu anëtarësuar në BE; 2. Shqipëria është vlerësuar se është pak e përgatitur për tu anëtarësuar në BE; 3. Bosnja dhe Kosova janë vlerësuar se janë në stadin e hershëm të anëtarësimit në BE”, ka shkruar Instituti EPIK.

 

Nëse anëtarësimi në BE do ishte kampionat futbolli, Kosova dhe Bosnja do të ishin në fundin e tabelës. Ky ishte...

Publiée par Demush Shasha sur Dimanche 4 octobre 2020

(Kosova Sot Online)