Lexoni edhe:
Maqedonia e Veriut propozon heqjen e kufizimeve për kosovarët
Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, në Spitalin e Gjilanit, gjatë 24 orëve të fundit.
Një grua 77-vjeçare nga Kamenica ka vdekur mbrëmë, ndërkaq një 60-vjeçar nga Gjilani mëngjesin e sotëm, si pasojë e koronavirusit.
Maqedonia e Veriut propozon heqjen e kufizimeve për kosovarëtLexoni edhe:
Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër.
“Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-29 në Spitalin e Gjilanit”, ka deklaruar Ismajli.
Ndërkohë, momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 328 raste aktive me Koronavirus.
Numri total i rasteve deri më tani është është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Me fatalitet kanë përfunduar 630 persona të prekur nga ky virus.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar instituti.
(Kosova Sot Online)