E mitura nga Mali i Zi arrestohet në Klinë bashkë me një burrë, u kapën duke bashkëjetuar

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 11:20
E mitura nga Mali i Zi arrestohet në Klinë bashkë me një burrë, u kapën duke bashkëjetuar

Policia ka arrestuar një burrë dhe një vajzë të mitur, të cilët kanë qenë duke bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Klinë, njofton policia.

Të arrestuarit janë një burrë shqiptar dhe një e mitur shtetase e Malit të Zi.

“ Janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Malit të Zi (e mitur), pasi që të njëjtit ishin duke bashkëjetuar”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur sei dyshuari është liruar pas intervistimit, ndërkaq e mitura është marrë nga familjarët.

“Pas intervistimit, i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara është marrë nga një familjar i saj“, theksohet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)