
Lexoni edhe:
Të hetohen urgjentisht Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të lidhur me kompaninë e korruptuar në shërbim të mafies së ndërtimeve
Një baba nga Gjilani ka raportuar në polici për zhdukjen e vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan, njofton policia në raportin 24 orësh.
Babai nga Gjilani ka njoftuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)