Melania nuk do ta vizitojë Trumpin në spital

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 12:05
Melania nuk do ta vizitojë Trumpin në spital

Melina Trump, gruaja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump që gjithashtu është e infektuar me koronavirus, nuk do ta vizitojë burrin e saj në spital për shkak të mosrrezikimit të punonjësve.

Nga e premtja, presidenti amerikan u shtrua në spital për të nisur kurimin nga koronavirusi, ndërsa Melania mbeti në Shtëpinë e Bardhë, shkruan NBC News.

“Ajo ka COVID. Diçka e tillë do t’i ekspozonte ata që e përcjellin atë dhe personelin mjekësor që shkojnë me të në rrezikun që ata gjithashtu të mund të infektoheshin”, tha një nga zyrtarët.

(Kosova Sot Online)