Këshilltari i ministrit të Drejtësisë ia kthen Vulinit, e quan “shkau i Shumadisë”

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 12:17
Këshilltari i ministrit të Drejtësisë ia kthen Vulinit, e quan “shkau i Shumadisë”

Këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, Naim Ramizi, që vjen nga Lugina, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, pasi ky i fundit iu referua shqiptarëve me termin fyes “shiptarima”.

Në reagimin e bërë në Facebook, Naim Ramizi, e ka quajtur Vulinin “shkau i Shumadisë”.

Postimi i tij i plotë:

Megjithatë, Vulin nuk është ndalur, pasi ndaj deklaratës fyese të tij ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, edhe këtë të fundit e ka quajtur “shiptarkë”.

(Kosova Sot Online)