AAK mblidhet në Qeveri, publikohen temat që janë diskutuar

  • G.G /
  • 05 October 2020 - 12:40
AAK mblidhet në Qeveri, publikohen temat që janë diskutuar

Anëtarë të AAK’së, në krye me shefin e grupit parlamentar të këtij subjekti Daut Haradinajn kanë vizituar sot në Qeveri zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri.

Përmes Facebook’ut, Haradinaj ka thënë se kanë pasur një takim pune me zëvendëskryeministrin.

Temat sipas tij ishin,  Buxheti për Ushtrinë; Çështja e qumështarëve; Rryma në bjeshkët e Belegut; Dhe poashtu ligji për rimëkëmbje ekonomike.

“Po shpresoj që bashkërisht do gjejmë zgjidhje të pranueshme për këto tema vitale të shoqërisë”, ka thënë ai.

 

Takim pune me Zv.Kryeminstrin Besnik Tahiri. Tema diskutimi ishin: Buxheti për Ushtrinë; Çështja e qumshtarëve; Rryma...

Publiée par Daut Haradinaj sur Lundi 5 octobre 2020

(Kosova Sot Online)