Dy amerikanë dhe një britanez fitojnë Çmimin Nobel për Mjekësi

  • G.G /
  • 05 October 2020 - 12:50
Dy amerikanë dhe një britanez fitojnë Çmimin Nobel për Mjekësi

Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice janë tre shkencëtarët që e kanë fituar Çmimin Nobel në Mjekësi. Ata janë shpërblyer për zbulimin e virusit të Hepatitit C.

Sipas Asamblesë së Nobelit, tre shkencëtarët “bënë zbulime thelbësore që çuan në identifikimin e një virusi të ri”.

Akademia njoftoi se treshja ka “dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë tek njerëz të ndryshëm në të gjithë botën”.

“Kjo është vonuar shumë. Hepatiti C ka shkaktuar po aq vdekje, në mos më shumë, se pandemia aktuale e koronavirusit. Ishte një problem i madh dhe kjo (punë) ishte një hap i madh përpara”, u shpreh profesori Gilbert Thompson.

Studimet metodike të hepatitit të lidhur me transfuzionin, nga shkencëtari amerikan Alter demonstruan se një virus i panjohur ishte shkak i zakonshëm i hepatitit kronik.

Houghton, një shkencëtar britanik, përdori një strategji të paprovuar për ta izoluar gjenomën e virusit të ri që u quajt Hepatiti C.

Ndërkohë, Rice, një tjetër amerikan, siguroi provat e fundit që tregojnë se virusi i Hepatitit C vetëm mund të shkaktojë hepatit.

(Kosova Sot Online)