Protesta e prindërve: Tensionohet situata në Kamenicë, intervenon Policia

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 13:33
Protesta e prindërve: Tensionohet situata në Kamenicë, intervenon Policia

Mbyllja e shkollave në fshatrat e Kamenicës për shkak të reformave në arsim nga i pari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, po vazhdon të ngjallë pakënaqësi te nxënësit dhe prindërit e tyre.

Pakënaqësitë e tyre rreth reformave në arsim, kamenicasit po i shprehin në rrugë.

Në protestën e organizuar sot, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, duke arrestuar një person.

Ata sot kanë protestuar duke e bllokuar rrugën kryesore të Kamenicës, duke brohoritur.

(Kosova Sot Online)