Gjatë muajit shtator në Spitalin e Gjakovës kanë lindur 78 djem dhe 70 vajza

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 13:50
Gjatë muajit shtator në Spitalin e Gjakovës kanë lindur 78 djem dhe 70 vajza

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda”, ka publikuar raportin e kryerjes së shërbimeve për muajin shtator.

Gjatë muajit shtator, në këtë spital janë hospitalizuar 884 pacientë, nga kjo shifër, 62 janë hospitalizuar në Kirurgji, 24 në Ortopedi, 21 në Urologji, 5 në ORL, 283 në Gjinekologji, 147 në Neonatologji, 69 në Pediatri, 112 në Interno, 35 në Infektiv, 13 në Neurologji, 17 në Psikiatri, 79 në Pulmologji, 8 në Kujdes intenziv dhe 9 në Njësinë Koronare.

Po ashtu janë kryer 114 operacione, 34 operacione Kirurgjike, 19 operacione Ortopedike, 3 operacione Urologjike, 2 operacione Oftalmologjike dhe 56 operacione Gjinekologjike.

Gjatë këtij muaji kanë lindur 78 djem e 70 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 50).

“Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5418, 812 shërbime në Ro-Kabinet dhe 113 CT-ja. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1651. Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 865 shërbime të Dializës”, thuhet tutje në njoftimin e spitalit. 

(Kosova Sot Online)