Policia për protestën e tensionuar në Kamenicë: Ka qenë një tollovi, por u ulën tensionet

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 15:10
Policia për protestën e tensionuar në Kamenicë: Ka qenë një tollovi, por u ulën tensionet

Rreth 150 persona kanë protestuar sot në Kamenicë, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre rreth mbylljes së shkollave nëpër fshatra, në emër të reformave në arsim.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se protesta ka përfunduar e qetë.

“Ka qenë një tollovi, por janë ulur tensionet. Aty kanë protestuar rreth 150 persona por tani protestuesit janë shpërndarë. Motivi i gjithë kësaj ka qenë dhe vazhdon të jetë për reformat në arsim. Policia e Kosovës ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka përcjellë situatën gjithë kohën”, ka deklaruar Hashani.

 ka raportuar se në protestën e sotme është tensionuar situata dhe ka ndërhyrë edhe policia.

(Kosova Sot Online)