73 pacientë të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 15:17
73 pacientë të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 73 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Po ashtu janë regjistruar edhe 41 raste të reja pozitive me COVID-19.

Ndërsa, jetën e kanë humbur edhe dy persona, kështu duke e çuar numrin e të vdekurve në 632.

(Kosova Sot Online)