Britania e Madhe ndan edhe 2 milionë euro shtesë për Kosovën

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 16:28
Britania e Madhe ndan edhe 2 milionë euro shtesë për Kosovën

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka bërë me dije se ky projekt do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit.

“Përkrahja nga Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe pjesëmarrje të sigurt dhe përfshirëse në shkollim. Përmes këtij projekti, Mbretëria e Bashkuar synon që të sigurohemi që të gjitha komunitetet kanë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, përkundër COVID-it, dhe se askush mos të mbetet mbrapa”, ka shkruar Abbott.


(Kosova Sot Online)