
Lexoni edhe:
Osmani shprehet pro zgjedhjeve: Kjo Qeveri s’do duhej të formohej fare
Kevin Rataj është një kopshtar 26-vjeçar nga Hagermarsch, i cili fitoi kampionatin e 16-të të ‘Saksonisë së Ulët’ me kungullin më të madh me peshë plot 702,4 kilogramë.
Kopshtari tregoi se u jep kungujve të tij 400 deri 500 litra ujë në javë dhe ju shton pleh të lëngshëm.
Osmani shprehet pro zgjedhjeve: Kjo Qeveri s’do duhej të formohej fare
Lexoni edhe:
Ai shtoi se kungujt rriten shumë më shpejt kur ka diell. Rataj, vendosi kështu një rekord të ri në Saksoninë e Ulët, me një kungull 700 kile, njoftoi organizatori i garave Wolfgang Willmann.
Ky kampionat u mbajt në kopshtet e kalasë Ippenburg në rrethin Osnabrück, të cilat ishin të hapura për vizitorët të shtunën dhe të dielën, më 3 dhe 4 tetor.
Ngrohja globale dhe një numër i madh i ditëve me diell duket se e kanë ndihmuar Rataj-n të vendosë kështu një rekord të ri në Saksoninë e Ulët, duke qenë fitues i kësaj gare.
(Kosova Sot Online)