Dejona Mihali: Sami Lushtaku është burracak
Lidhur me incidentin në Skënderaj ka reaguar edhe koordinatorja e Komiteteve të LVV’së, Dejona Mihali.
Ajo e ka quajtur Sami Lushtakun “burracak”. Mihali ka shkruar se Lushtaku ka qenë gjeneral dhe pas luftës “po grushton kundërshtarët politik”.
“Sami Lushtaku, ka qenë dikur, në luftë, komandant e gjeneral.Po sot çfarë është?Burracak. Se cili gjeneral lufte del shesheve dhe grushton kundërshtarët politik?”, ka shkruar Mihali.
(Kosova Sot Online)
