NATO njofton për stërvitjet që po bëhen në Serbi

  • A.P /
  • 14 May 2026 - 16:02
NATO njofton për stërvitjet që po bëhen në Serbi

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO’s në Napoli, ka njoftuar për stërvitjet që po bëhen në Serbi.

Në njoftim bëhet e ditur se pjesë e stërvitjes janë ushtarët rumunë, serbë dhe ata të Turqisë.

‘‘Fillim i fuqishëm! 

Pjesëtarë nga Forcat e Armatosura Rumune , Serbe  dhe Turke  po stërviten krah për krah gjatë ditëve të para të Stërvitjes NATO-Serbi 2026. Këta partnerë po ndajnë ekspertizën e tyre mbi taktikat e operacioneve urbane ndërsa zhvillojnë operacione stërvitore’’, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)