Ndriçohet Kuvendi i Kosovës si shenjë solidarizimi për gratë e vajzat që po përballen me kancerin e gjirit
Kuvendi i Kosovës është ndriçuar me ngjyrë rozë shenjë solidarizimi me gratë e vajzat, të cilat përballen me kancerin e gjirit,.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky ndriçim është bërë që për t’u solidarizuar me të gjitha ato nëna, gra e vajza, që përballen me kancerin e gjirit.
“Sot, në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës është ndriçuar me ngjyrë rozë, në shenjë solidarizimi me të gjitha ato nëna, gra, e vajza, të cilat përballen me kancerin e gjirit. Për t’i kujtuar ato që na lanë dhe për t’i inkurajuar edhe më tej ato që ngadhënjyen në këtë sfidë”, ka shkruar Osmani.
(Kosova Sot Online)
