OBSH: 10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me koronavirus

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 22:15
OBSH: 10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me koronavirus

Kreu i OBSH-së për emergjencat Michael Ryan ka thënë se “vlerësimet tona aktuale na tregojnë se rreth 10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me koronavirus”.

Kështu është shprehur Ryan, në një takim të këshillit ekzekutiv në lidhje me koronavirusin.

 Deri më tani infeksionet e konfirmuara janë rreth 35 milionë, por sipas OBSH-së ato mund të jenë 760 milionë, nga 7.6 miliardë e popullsisë.

“Fillon një periudhë e vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet, shumica e popullsisë mbetet në rrezik”- paralajmëroi ai. 

(Kosova Sot Online)