Djali i vuan nga leukemia, babai bën të pamundurën para spitalit për ta bërë të lumtur

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 23:54
Djali i vuan nga leukemia, babai bën të pamundurën para spitalit për ta bërë të lumtur

Dashuria për fëmijët është thjeshtë e papërshkrueshme, këtë e ka vërtetuar një baba i përkushtuar, ku gjesti që ai ka bërë për djalin e tij është bërë virale në rrjetet sociale.

Burri në fjalë shihet teksa kërcen para spitalit për të sjellur sadopak gëzim për djalin e tij që vuan nga leukemia.

Aiden, 14 vjeç, u diagnostikua me leukemi akute limfocitare në fillim të pandemisë dhe për shkak të kufizimit të numrit të vizitorëve pranë tij qëndron vetëm nëna e tij.

Në përpjekje për ta bërë të birin të lumtur, Chuck kërcen çdo javë para spitalit, ndërsa Aiden përkundër sëmundjes e shoqëron atë duke kërcyer nga dhoma e tij. Nëna e tij thotë se kjo është e vetmja mënyrë që të qëndrojnë afër njëri-tjetrit gjatë kësaj kohe të vështirë.

Pamjet janë shpërndarë nga Qendra spitalore e fëmijëve në Teksas, teksa shkruan:

“Për shkak të kufizimeve të vizitave, vetëm një prind ose kujdestar lejohet të hyjë në qendrën mjekësore për çdo pacient. Çdo të martë ndërsa nëna e Aiden bashkohet me të në klinikën për trajtimin e kancerit, ndërsa babai i tij, Chuck, qëndron jashtë dhe vallëzon për të ngritur humorin e Aiden.”

(Kosova Sot Online)