Ivanka Trump tregon gjendjen e presidentit amerikan

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 23:25
Ivanka Trump tregon gjendjen e presidentit amerikan

Ivanka Trump ka publikuar një foto të presidentit amerikan Donald Trump, i cili edhe pse i infektuar me Covid, shfaqet në krye të detyrës.

“Asgjë nuk mund ta ndalojë atë që të punojë për popullin amerikan”, shkruan Ivanka. Nga foto duket qartë se Trump ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Një grup mjekësh që po trajtojnë Presidentin Donald Trump, i cili është infektuar nga COVID-19, dhanë një vlerësim optimist të shtunën rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e Presidentit është shumë e mirë”, u tha mjeku i tij, Sean Conley gazetarëve të shtunën në mesditë gjatë në konference në pjesën e përparme të Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”.


(Kosova Sot Online)