Vrasësi i milionerit kinez dënohet me 10 vjet e gjysmë burgim në Kanada

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 09:51
Vrasësi i milionerit kinez dënohet me 10 vjet e gjysmë burgim në Kanada

Një burrë që e kishte vrarë një milioner kinez dhe që ia kishte copëtuar trupin është dënuar me burgim në Kanada.

Li Zhao u shpall fajtor për vrasje pasi e kishte qëlluar për vdekje milionerin Gang Yuan në vitin 2015 gjatë një përleshjeje të dhunshme mes tyre.

Të hënën, një gjykatë në Kanada e dënoi Zhaon me dhjetë vjet e gjysmë burgim. Ky rast ka marrë vëmendje të madhe nga mediet kineze dhe kanadeze, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Yuan ishte i njohur për të kaluarën e tij të larmishme. Dy burrat dhe familja e Zhaos jetonin së bashku në një villë që ishte në pronësi të Yuanit në Vankuverin Perëndimor.

Më 2 maj 2015, Yuani i bëri një propozim Zhaos ku përfshihej martesa me fëmijën e vetëm të Zhaos, vajzën e quajtur Florence.

Zhao kishte thënë se ky është incest dhe e kishte quajtur Yuanin bishë, sipas një dokumenti të gjykatës, të publikuar më herët gjatë këtij viti.

Dy burrat kishin filluar të përleshen dhe në një pikë të caktuar, Zhao e kishte qëlluar me armë Yuanin.

Zhao ka qenë në paraburgim që nga viti 2015 dhe në vendimin për dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sipas një gazete kineze, pasuria e milionerit të vrarë është rreth 15.8 milionë dollarë dhe do të ndahet në pesë pjesë për fëmijët e tij.

(Kosova Sot Online)