Takohen rektorët e Universiteteve Publike, kërkojnë miratimin e statuteve

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 09:57
Takohen rektorët e Universiteteve Publike, kërkojnë miratimin e statuteve

Rektori i UP-së, Naser Sahiti ka pritur në takim rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës.

Sahiti ka falënderuar rektorët për vizitën, duke shtuar se është i interesuar të shoh progres në të gjitha universitetet publike.

“Jam i privilegjuar të ju pres në këtë takim. Jam i nderuar dhe e vlerësoj këtë bashkëpunim dhe jam i gatshëm të ju ofroj bashkëpunim. Përkundër krejt dilemave ka zhvillim të mirë në Kosovë”.

Më tej ai ka shtuar se në fund të muajit do të nxirret një bilanc dhe të shikohet sa orë janë humbur që të kompensohen.

“Vendimi ekziston studentët e vitit të parë nga 15 tetori ndërsa të viteve të tjera nga 1 tetori, oraret janë publikuar edhe nëse humb ndonjë ligjërata do të kompensohet dhe në fund të muajit do ta nxjerrim një bilanc se sa orë kanë humbur”.

Rektor i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi ka thënë se janë të etur për bashkëpunim dhe për të vazhduar punën me UP-në.

Kosumi ka shtuar se presin nga Kuvendi që të miratohen statuset e 4 universiteteve.

“Ne kemi sot takimin e për me rektorin e ri, fillimisht i urojmë fillimin e mandatit dh sukses në punën që është shumë e vështirë. Lidhja jonë me universitet që udhëheqim me UP-në është më tepër se një lidhje e zakonshme dhe konsiderohemi si familje”.

“Jemi të e të etur për bashkëpunim dhe për të vazhduar punën. Ne presim që të miratohen në kuvend statuset e 4 universiteteve”.

(Kosova Sot Online)