Protesta e tensionuar në Kamenicë, policia arrestoi katër persona

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 12:50
Protesta e tensionuar në Kamenicë, policia arrestoi katër persona

Janë arrestuar katër persona të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë protestës në Kamenicë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtaret policor në kryerje të detyrës, ku ishin në sigurimin e një proteste. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, protesta e banorëve të disa fshatrave të Kamenicës u mbajt të hënën, për shkak të pakënaqësive rreth reformave në arsim që ka propozuar i pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

(Kosova Sot Online)