Ish’diplomati kritikon Qeverinë për fushatën e njohjeve

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 12:53
Ish’diplomati kritikon Qeverinë për fushatën e njohjeve

Ish’ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka kritikuar Qeverinë duke thënë se është shumë e dëmshme tërheqja nga fushata për njohjen e shtetit.

Ai ka thënë se në Uashington Qeveria kishte shkuar për të diskutuar për njohje reciproke, derisa, në SHBA ka ndodhur krejt e kundërta.

“Është shumë e dëmshme tërheqja nga kërkesa për njohje, këta shkuan në Uashington për ta nënshkruar një marrëveshje dhe gjatë gjithë javës ai thoshte se dialogu do të jetë vetëm për njohje dhe se nuk ka kuptim pa njohje”, ka thënë ai.

Konjufca thotë se një gjë e tillë në momentin kur është dashur që të mbrohet interesi i Kosovës.

“Në momentin kur shkoi atje, në momentin të themi shansi i duhur për me mbrojt interesin e Kosovës ai tërhiqet nga kërkesa thuhet se kjo është një diçka sekondare për Kosovën, për të cilën mund të tërhiqesh pa kurrfarë pasoje”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot Online)