Përdori pistoletë të plastikës për ta frikësuar një person, arrestohet

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 13:01
Përdori pistoletë të plastikës për ta frikësuar një person, arrestohet

Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person i cili kishte përdorur një pistoletë të plastikës për ta frikësuar një person.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Isa Olluri” në Lipjan, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Sipas të dyshuarit, ai kishte përdorur një pistoletë të plastikës, sa për të frikësuar viktimën mashkull kosovar”, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu, policia thekson se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)