Glauk Konjufca për Enis Qerkën: Ata që kanë problem me drejtësi, marrin lehtë pozita në Qeverinë Hoti

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 12:56
Glauk Konjufca për Enis Qerkën: Ata që kanë problem me drejtësi, marrin lehtë pozita në Qeverinë Hoti

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se njerëzit që kanë probleme të mëdha me drejtësinë nuk e kanë problem të marrin pozita ne qeverinë Hoti.

Konjufca ka përmendur këshilltarin e ministrit të Drejtësisë, Enis Qerka i cili që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë, e që u shkarkua sot nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

“Njerëz të tillë, duke filluar prej komandant Ftyres e deri te ky i hetuari dhe i dyshuari për bartjen e 130 kilogramëve të drogës, i cili bëhet këshilltar i ministrit të Drejtësisë , të gjitha këto tregojnë se njerëzit që kanë probleme të mëdhaja me drejtësinë nuk e kanë problem me marrë pozita në qeverinë Hoti”, ka thënë Konjufca gjatë një konference për media.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka liruar nga pozita e këshilltarit Enis Qerkën, që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë.

Selimi ka shkruar në Facebook se këtë veprim e ka marrë pas raportimit të sotëm të mediave.

(Kosova Sot Online)