![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Gjykata Themelore në Pejë merr vendim për Numan Baliq
![Gjykata Themelore në Pejë merr vendim për Numan Baliq](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/06/auto_Numan-Baliq-foto-Atdhe-Mulla-e1496773878810-600x3601601983324.jpg)
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq. Ai po akuzohet për veprën penale “sulm seksual” dhe është në paraburgim tash e 55 ditë.
Prokuroria Themelore në Pejë, pretendon se Numan Baliq duke qenë në cilësi të profesionistit shëndetësor e ka ngacmuar seksualisht viktimën – nënë dhe shoqëruese e fëmijës gjashtëmuajsh – e cila ishte e hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës.
Baliq nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.
(Kosova Sot Online)