Maqedonia e Veriut nga 12 tetori hap kufirin me Kosovën, drejt Shkupit pa test PCR

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 13:44
Maqedonia e Veriut nga 12 tetori hap kufirin me Kosovën, drejt Shkupit pa test PCR

Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga 12 tetori të hap kufirin me Republikën e Kosovës dhe për udhëtimet drejt Shkupit s’do të jetë i nevojshëm testi PCR.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë maqedonase, Kreshnik Bekteshi.

“Nga 12 Tetori kafe  në Prishtinë pa PCR!”, ka shkruar Bekteshi, raporton Gazeta Express.

Edhe zëvendëskryeministri, Artan Grubi, ka thënë se Maqedonia e Veriut nga 12 tetori po i hap kufijtë me fqinjët.

“Po i hapim kufijtë me fqinjët, nga 12 tetori”, ka shkruar Grubi.

Ky vendim i autoriteve maqedonase vjen pasi situata pandemike në Kosovë ka shkuar drejt normalizimit dhe për gati një muaj numri i rasteve të reja pothuajse është trefish më i vogël se rastet e shëruara.

(Kosova Sot Online)