Është momenti i fundit që Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu ti provojnë prangat, ta vuajnë burgun për lidhjen me krimin e organizuar

Është momenti i fundit që Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu ti provojnë prangat, ta vuajnë burgun për lidhjen me krimin e organizuar
Është momenti i fundit që Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu ti provojnë prangat, ta vuajnë burgun për lidhjen me krimin e organizuar

Dardan Grapci

  • 06 October 2020 - 07:35

Shkruan: Dardan Grapci

Shpend Ahmeti jo vetëm që s’po bënë asgjë për qytetarët, por edhe po i shantazhon me inspektorët e tij komunal të cilët nuk dinë as nuk duan të sillen si njerëz që e zbatojnë ligjin, por si zagar të cilët s’kanë dy lidhje me kulturë përveç plaçkitjes së qytetarëve e bizneseve të pa lidhura me krimin, për ta ndarë haraçin me kryetarin dhe njerëzit e tij të afërt. Mjaft është zhvatur shteti nga lidhja kriminale e pushtetit me mafien në të gjitha nivelet, e një shembull eklatant është edhe lidhja e krimit të organizuar me politikën për dy dekada në fushën e ndërtimit në komunën e Prishtinës.

Mendoj qe tani ka filluar tërmeti në Kosove, jam i bindur që shumë persona sikur ky inspektor i komunës së Prishtinës , Gafurr Rexha, që sigurisht për ombrellë mbrojtëse e ka pasur kryetarin Shpend Ahmeti, ka edhe shumë të tjerë ne terren, prandaj Policia e Kosovës në bashkëpunim me qytetarët dhe ato biznese që po plaçkiten prej tyre, duhet të bëjnë të mundur që inspektorat e korruptuar të identifikohen njëri pas tjetrit, të kapen dhe, arrestohen dhe të nxirren para drejtësisë.

Tani mendoj që Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu dhe planet e tyre që i kanë bërë që ta shkatërrojnë Prishtinën me ndërtime vend e pavend, duke shitur leje ndërtimore për para të majme për grupet e mafisë së ndërtimeve të lidhur më mafio oligarkët e politikës, është duke iu ardhur fundi. Po e them këtë sepse shumë mirë dihet që Shpend Ahmeti nga marrja e postit të Kryetarit të Prishtinës ka filluar të bëjë biznes me Prishtinën në fushën e ndërtimeve, por si duket me këto arrestime që po bëhen, jo vetëm në Prishtinë por duke ndjekur krimin e organizuar gjithandej Kosovës, sikur është edhe rasti i Karaqevës, kësaj lidhje kriminale po i vjen fundi. Është shumë e pritshme që fatin e Inspektorit Gafurr Rexha që u arrestua nga ana e Policisë së Kosovës, do ta kenë shpejtë Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, që edhe ata ti provojnë prangat, fjetjen e ushqimin në burg sepse ligji duhet të jetë mbi të gjithë e për të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".