Serbia apo Kosova do të jetë ‘nyje’ e rajonit? Abrashi e Aliu përplasen në komision

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 14:47
Serbia apo Kosova do të jetë ‘nyje’ e rajonit? Abrashi e Aliu përplasen në komision

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe Liburn Aliu i LVV-së janë përplasur në Komisionin parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis.

Abrashi ka thënë se me projektet e reja infrastrukturore në shengenin rajonal, Kosova bëhet nyje e transportimit të mallrave, ndërsa kësaj, siç thotë ai, do t’ia shohin hajrin kompanitë në Kosovë. Por, sipas anëtarit të këtij komisioni, Liburn Aliu, nyje në këtë projekt do të Serbia.

“Linja hekurudhore Deti Adriatik – Shqipëri – Kosovë dhe që vazhdon tutje në Evrppë Juglindore dhe Qëndrore nuk ka problem. Unë mendoj që kjo i sjell të mira vendit dhe e bën Kosovën vend transit për mallra dhe kompanitë tona ia shohin hajrin… Asnjë investitor nuk vjen në Kosovë sepse rruga prej Kosovës deri në Budapest është katastrofë. Me rrugë, me autostradë, Kosova bëhet vend interesant për investime. Kosova po bëhet nyje. Nëse deri tani ka qenë Maqedonia Veriore, Bullgaria ose Serbia, tani po bëhet Kosova”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa Aliu i është kundërpërgjigjur Abrashit, duke thënë se Kosova po bëhet vetëm vend transit për mallrat e Serbisë.

“Nyje po bëhet Serbia, ne po bëhemi transit për mallrat e Serbisë”, ka thënë Aliu. 

(Kosova Sot Online)