Haxhi Shala nesër në Hagë si i dyshuar

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 17:15
Haxhi Shala nesër në Hagë si i dyshuar

Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala do të udhëtojë nesër për në Hagë të Holandës për tu paraqitur në Gjykatën Speciale.

Ai është ftuar në cilësinë e të të dyshuarit më 24 gusht të këtij viti.

Lajmin për udhëtimin e tij në Hagë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj përmes një postimi në Facebook.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë”, ka shkruar Kilaj.

(Kosova Sot Online)