“Covid është më pak vdekjeprurës se gripi”, Facebook fshin postimin e Trump
Facebook hoqi të martën një postim nga Presidenti Donald Trump në të cilin ai pretendoi në mënyrë të gabuar se Covid-19 është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal.
Zëdhënësi i Facebook Andy Stone konfirmoi se kompania hoqi postimin për thyerjen e rregullave të saj mbi dezinformimin Covid-19, shkruan CNN.
Presidenti gjithashtu postoi të njëjtin mesazh në Twitter. Ky postim është ende publik por Twitter i ka bashkangjitur një mesazh postimit duke thënë se ai shkel rregullin e kompanisë për përhapjen e informacionit mashtrues në lidhje me Covid-19.
Në gusht, Facebook dhe Twitter hoqën një postim nga Trump për përmbajtjen e pretendimeve të rreme në lidhje me Covid-19. Postimi përmbante një video të Presidentit gjatë një interviste në Fox News, në të cilën ai pretendoi në mënyrë të gabuar se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.
(Kosova Sot Online)
