Mjekët tregojnë gjendjen shëndetësore të Trumpit pas daljes së tij nga spitali

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 23:09
Mjekët tregojnë gjendjen shëndetësore të Trumpit pas daljes së tij nga spitali

Presidenti i SHBA’së Donald Trump ndihet jashtëzakonisht mirë, ka bërë të ditur mjeku i tij, Sean Conley. Trump la spitalin dhe tani ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.

Conley tha se Trump kaloi natën e parë në shtëpi ‘qetë’ dhe se funksionet e tij jetike janë të qëndrueshme, duke përfshirë nivelin e oksigjenit në gjak.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë nuk bëhet e ditur se çfarë ilaçesh po merr Trump aktualisht, por theksohen fjalët e Conley se ai “ndihet jashtëzakonisht mirë “.

(Kosova Sot Online)