“Koronavirusi po aq vdekjeprurës sa gripi”/ Dr. Fauci reagon pas deklaratave të Presidentit Trump, a është e vërtetë?

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 10:09
“Koronavirusi po aq vdekjeprurës sa gripi”/ Dr. Fauci reagon pas deklaratave të Presidentit Trump, a është e vërtetë?

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, ka theksuar edhe një herë rreziqet e Covid-19, duke i dalë kundër pretendimit që ai e quajti të rremë të Presidentit Donald Trump, i cili tha se koronavirusi ishte po aq vdekjeprurës sa gripi stinor.

“Njerëzit e infektuar me Covid-19 shfaqin simptoma të ngjashme me gripin”, tha Fauci të martën në një intervistë me Kate Snow të NBC News.

Por dëmi që koronavirusi mund të bëjë “është shumë i ndryshëm nga gripi”.

“Ka disa simptoma të mbivendosura që herët. Por gripi nuk ju shkakton ato që mund të bëjë Covid-19.” tha eksperti.

Trump, ende i infektuar, la të hënën spitalin pas tre ditësh trajtim.

Ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë, ku vazhdoi të minimizonte rreziqet e virusit në deklaratat e tij, i cili tashmë ka vrarë më shumë se 210,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, sipas shifrave të fundit të NBC News.

“Sezoni i gripit po afrohet! Shumë njerëz çdo vit, ndonjëherë mbi 100,000 persona, pavarësisht vaksinës, vdesin nga Gripi,” shkroi Trump në Twitter. “A do ta mbyllim vendin tonë? Jo, ne kemi mësuar të jetojmë me të, ashtu si po mësojmë të jetojmë me Covid, në shumicën e popullatave, shumë më pak vdekjeprurëse !!!”, vijoi presidenti.

I pyetur për mesazhet e Trump, Fauci vendosi të mos e kundërshtonte presidentin.

“Unë kam një punë për të bërë dhe kundërshtimi im personal me presidentin e Shteteve të Bashkuara nuk është një gjë e mirë nëse dua ta kryej punën time,” tha Fauci.

(Kosova Sot Online)