Armenia thotë se Turqia po e vazhdon gjenocidin e periudhës perandorake

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 12:00
Armenia thotë se Turqia po e vazhdon gjenocidin e periudhës perandorake

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, e ka akuzuar Turqinë se po e vazhdon politikën e gjenocidit kundër armenëve dhe rikthimin e perandorisë.

“Për mua nuk ka dyshim se kjo është një politikë e vazhdimit të gjenocidit armen dhe një politikë e rivendosjes së perandorisë turke”, tha shefi i qeverisë armene, duke iu referuar vrasjes masive të armenëve nga Perandoria Osmane mes viteve 1915 – 1923.

Ai gjithashtu i akuzoi Turqinë dhe Azerbajxhanin se po kryejnë sulm terrorist ndërkombëtar ndaj armenëve. “Ajo me të cilën po përballemi është një sulm terrorist ndërkombëtar azeroturk”, tha Pashinyan.

Gjatë gjenocidit armen vlerësohet se janë vrarë rreth 1.5 milion armenë nga Perandoria Osmane, shkruan Reuters.

Turqia ka pranuar se shumë armenë që jetonin brenda territorit të Perandorisë Osmane janë vrarë gjatë përleshjes me forcat osmane në Luftën e Parë Botërore, por nuk pranon se janë vrarë 1.5 milionë armenë dhe nuk pranon që këtë krim ta cilësojë si gjenocid.

(Kosova Sot Online)