Tre udhëtarë e kërcënojnë me thikë taksistin në Lipjan, ia marrin 17 euro

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 12:07
Tre udhëtarë e kërcënojnë me thikë taksistin në Lipjan, ia marrin 17 euro

Tre pasagjerë në Lipjan e kanë kërcënuar me thikë një taksist dhe ja kanë grabitur celularin dhe 19 euro.

Taksisti ka njoftuar se këta tre pasagjer, gjersa ishte duke vozitur makinën e kishin grabitur, kështu duke i marre një celular dhe 17 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor-taxi ka njoftuar se gjersa ka qenë duke i vozitur tre pasagjer njëri nga ta nën kërcënimin e thikës i ka grabit 17 euro dhe një celular”, thuhet në raport policor.

Sipas ankuesit, të dyshuarit janë larguar me një makinë të tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë.

Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, njofton policia. 

(Kosova Sot Online)