Zemaj paralajmëron rritjen e mbikëqyrjes së masave ndaj COVID-19

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 12:15
Zemaj paralajmëron rritjen e mbikëqyrjes së masave ndaj COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave mbrojtëse.

Derisa Zemaj po raporton për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, ai tha se në ditët në vazhdim vendi do të kalojë në një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave.

“Në ditët në vijim do të kalojmë edhe në një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave mbrojtëse të cilat janë të domosdoshme për ta ruajtur situatën epidemiologjike në vend”, tha Zemaj.

Ai tha se Ligji AntiCOVID ju dhënë disa mundësi të zgjerimit të kompetencave për mbikëqyrjen e masave. 

(Kosova Sot Online)