Djali nga Kamenica kërcënon babanë dhe nënën e tij duke u kërkuar të holla

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 12:36
Djali nga Kamenica kërcënon babanë dhe nënën e tij duke u kërkuar të holla

Një person nga Kamenica ka raportuar në Polici se ka probleme me djalin e tij, pasi ai  vazhdimisht ka kërcënuar nënën dhe babanë e tij duke u kërkuar të holla.

Rasti ka ndodhur më 3 tetor 2020, rreth orës 20:35 në fshatin Rogoqicë.

“Nga hetimet e para është gjete se i dyshimti ushtron dhunë psiko-fizike duke i kërcënuar vazhdimisht prindërit e tij (babanë dhe nënën ) duke u kërkuar të holla atyre”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e ka sjellë të dyshuarin në stacionin policor në Kamenicë dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë. 

(Kosova Sot Online)